Blerim Vela, këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tentimit për hyrje në territorin e Kosovës, nga protestuesit serbë në pikën kufitare në Jarinjë.
Ai ka thënë se protestuesit që sulmuan pikën kufitare në Jarinjë, janë ekstremistët e krahut të djathtë nga Serbia të lidhur me regjimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe të lidhur me organizatat ruse.
Po ashtu, ai ka shtuar se këto organizata duhet të dalin jashtë ligjit dhe të ndalohen pasi sipas tij, janë mjete të destabilizimit të Kosovës dhe rajonit nga Beogradi dhe Moska.
“Ekstremistët e krahut të djathtë nga Serbia të lidhur me regjimin e Vuçiqit dhe të lidhur me organizatat ruse sapo u përpoqën të sulmonin pikën kufitare Jarinjë. Këto organizata duhet të dalin jashtë ligjit dhe të ndalohen pasi janë mjete të destabilizimit të Kosovës dhe rajonit nga Beogradi dhe Moska”, ka shkruar Vela në rrjetin social Twitter.
???? Right wing extremists from #Serbia linked to Vučić’s regime & affiliated with Russian organizations just tried to attack Jarinje border crossing.
These organizations must be outlawed & banned as they are tools of Belgrade and Moscow destabilization of #Kosovo and the region. pic.twitter.com/QQyfUTcCKP— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2022