Zëvendës shefi i kabinetit të Presidentes, Artan Murati, i ka reaguar ish-Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, pasi ky i fundit pati disa komente për Raportin e Komisionit Europian për Kosovën.
Abelard Tahiri, ndër të tjera tha se “pak muaj u deshën për ta parë qartë, dështimin e mazhorancës së Vjosës dhe Albinit që të sjellin ide konkrete e të qëndrueshme për vetingun, gjë që dëshmon paaftësinë e tyre për ta realizuar një proces të tillë”.
Në anën tjetër, Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se i vjen keq që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e goditi BE-në për çështjen e vettingun, siç thotë ai, “pa qenë e informuar”.
Selimi në Twitter e ka lutur presidenten që të konsultohet me profesionistë, duke shtuar se e kupton se ajo po e mbron kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkohë Murati, në një status të gjatë në Facebook, i ka reaguar atij duke thënë se Presidentja, Vjosa Osmani, është e vendosur që procesi i vetingut të shkojë tutje.
“Frikë nga vetingu kanë ata që i frikësohen prokurorëve dhe gjykatësve që veprojnë me duart e lira dhe pa instruksione nga grupet joformale politike e ekonomike. Presidentja Osmani është e vendosur në çlirimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga këto kufizime që janë bërë barrë e padurueshme e padrejtësisë në Kosovë. Nga raportet e Komisionit Evropian të cilat ndër vite e patën “kapjen e shtetit” si kryefjalë e deri tek raportet ku si shqetësim evidentohet nevoja për veting ose jo, ka progres e sukses të madh”, thotë ai.
Postimi i plotë: