Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron ditë të vështira për Ukrainën

Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron ditë të vështira për Ukrainën

Këshilltari i presidentit ukrainas, Oleksiy Arestovych, ka thënë se luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në lindje të Ukrainës, afër Mariupolit, si dhe në jug të vendit.

Ai paralajmëroi që përpjekjet e ushtrisë “nuk do të jenë të lehta” në këto rajone.

“Unë mendoj se do ta marrim prapë Mariupolin, Ukrainën lindore, si dhe jugun. Por, dëgjoni kujdesshëm, kjo s’do të jetë e lehtë”.

Arestovych dhe zyrtarët e tjerë ukrainas kanë bërë thirrje në ditët e fundit për SHBA-në dhe aleatët e saj që të dërgojnë artileri më të rëndë, shkruan CNN.

Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha se drejtimet kryesore të ushtrisë gjatë ditës së kaluar ishin rajoni i Kievit, ku trupat ukrainase rimorën më shumë se 30 vendbanime nga kontrolli rus, përcjell Gazeta Enigma.

“Ne konfiskojmë shumë pajisje që janë bosh, pa karburant dhe ia transferojmë Forcave të Armatosura të Ukrainës. Domethënë, ofensiva po shkon mirë”.

Arestovych – i cili jep informacione të rregullta në televizionin ukrainas – gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që t’i kthehen jetës normale, duke thënë: “Në ato zona që janë çliruar nga armiku, që nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm”.

Related Articles