Një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën e tij zyrtare mbi hapësirën e gjelbër pranë trotuarit në një rrugë në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ai është incizuar nga një qytetar i cili e ka pyetur nëse e parkon veturën njëjtë edhe në vendin prej nga vjen, e përgjigja e punonjësit të EULEX-it ka qenë se kështu e parkon në Kosovë.
Pas këtij bashkëbisedimi zyrtari futet në veturë dhe largohet./Gazeta Enigma/