Kështu e ka vlerësuar BE-ja procesin zgjedhor në Kosovë

Kështu e ka vlerësuar BE-ja procesin zgjedhor në Kosovë

Misioni për Vëzhgimin të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ka vlerësuar sot se zgjedhjet lokale ishin mirë të organizuara dhe pa telashe të mëdha.

Në një konferencë për media të këtij misioni u tha se probleme ka pasur kryesisht në veri të vendit.

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, Lukas Mandl, tha se ndër kritikat kryesore është mos transparenca e financimit të fushatës.

“Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar të drejtat gjatë fushatës. Në veri konkurrenca ka qenë e kufizuar. Financimi i fushatës nuk ishte transparent…. Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve….Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, është shprehur Mandl./Gazeta Enigma/.

Related Articles