Kështu ndahen ulëset për partitë pas numërimit të 90% të votave me postë

Kështu ndahen ulëset për partitë pas numërimit të 90% të votave me postë

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin e fundit të votave me postë nga diaspora ku sipas KQZ-së tashmë janë numëruar dhe procesuar mbi 90% e tyre.

Sipas Muharremit, me këtë rezultat mandati i 100-të në Kuvendin e Kosovës i mbetet ende Partisë Demokratike të Kosovës, megjithatë është i luhatshëm.

“Rezultatet e Fundit: Mandati 100 Luhatës  Sipas rezultateve më të fundit ku janë numëruar 90% të votave të diasporë dhe ku votat me kusht shpërndahen proporcionalisht me rezultatet e Kosovës, aktualisht me të dhënat e 4 mars 08:30h, sipas metodës D’Hondt, Mandati i 100 i mbetet ende PDK”, ka thënë Muharremi.

Sipas tij këto janë mandatet e secilës parti deri më tani :

“Rezultatet* e mundshme finale sipas trendit aktual (4 mars 08:30h):

LVV: 42.29% vota dhe 48 Mandate

PDK: 20.96% vota dhe 24 Mandate

LDK: 18.25% vota dhe 20 Mandate

AAK-N: 7.07% vota dhe 8 Mandate

Pakicat/tjera: 11.42% vota dhe 20 Mandate Pakicat

*Këto vlerësime po bëhen në kohë reale dhe ende mund të ndryshojnë deri në fund.”

Related Articles