Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore 1:0 por me peshë shumë të madhe ndaj Izraelit.
Të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në praninë e rreth tre mijë shikuesve dhe në fushë shumë të rënduar, Kosova e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.
Ndeshja është dashur të luhet muajin e kaluar por u shty për shkak të gjendjes në Lindjen e Mesme. Shtyrja e ndeshjes dhe caktimi i terminit të ri solli telashe e sfida të mëdha për Kosovën.
Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.
Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.