Komuna e Mitrovicës ka zbukuruar qytetin me flamuj kombëtar dhe shtetëror në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Për të shënuar këtë ditë historike, qyteti është mbushur me flamuj kuq e zi që simbolizojnë krenarinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, theksoi se 28 Nëntori është gjithmonë një ditë festive për qytetin tonë, ku mitrovicasit e kremtojnë këtë ngjarje me shumë nder dhe krenari.