Pa dyshim se entuziazmi i pavarësisë i kaploi edhe minatorët e Trepçës, më 17 shkurt të 2008-ës.
Disa përfaqësues kishin shkuar në Prishtinë për t’ua bërë me dije të gjithëve se edhe punëtorët e nëntokës kishin dhënë kontribut të madh për këtë ditë. Tjerët festuan në horizonte qindametërshe të thella.
Shpallja e pavarësisë ua shtoi minatorëve vullnetin për punë. Por, xehetarët thonë se urimet e tyre nuk janë jetësuar as 14 vjet pasi Kosova u bë shtet.
Ata ankohen se asnjëra qeveri, nga 2008-ta e këndej, nuk u kujdes për mirëqenien e tyre.
Minatorët konsiderojnë se janë pionierë kampionë të rrugëtimit drejt pavarësisë, pasi me grevën e tyre të madhe të urisë e nisën projektin e kundërshtimit të pushtetit e qeverisjes së Serbisë në Kosovë./Gazeta Enigma/