Reshat Mujota dhe Heroina Selmani janë dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime që e braktisën këtë subjekt politik, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Kryetari I Shtimes, Qemajl Aliu, më nuk do ta ketë mbështetjen e këtyre asamblistëve.
Nga kjo e premtë këta dy asamblistë do të veprojnë si të pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes.
Demokracia.com ka kontaktuar përmes telefonit Mujotën e Selmanin.
Përderisa Mujota e ka konfirmuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, Selmani nuk ka dashur ta komentojë njëherë, pa përfunduar seanca.
“Ende jo, në këtë seancë pritet të jap dorëheqje. Për momentin nuk mund t’i tregoj arsyet”, ka thënë Mujota.
Ai ka thënë se pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, sipas gjitha gjasave, nuk do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër, por do të veprojë si i asamblist i pavarur./Gazeta Enigma/