Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 11:30, ku viktimat janë dy vëllezër, kurs dorasi dyshohet të jetë dhëndrri i tyre.
Sinjali ka mësuar edhe emrat e viktimave e që bëhet fjalë për Driton Morina dhe Naim Morina.
Ndërkaq, dorasi thuhet të jetë Astrit Isufi, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.
