Këta ish-ushtarakë i bashkohen legjislaturës së re të Kuvendit

Këta ish-ushtarakë i bashkohen legjislaturës së re të Kuvendit

Katër ish-ushtarakë do t’i bashkohen legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tre nga ta i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës e njëri Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish-ushtaraku Fadil Hadërgjonaj i cili ishte kandidat në listën e LDK-së për deputet ka grumbulluar deri tani 15 mijë e 638 vota dhe pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nga PDK, ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka arritur të marrë 24 mijë e 219 vota, Jakup Nura 25 mijë e 645 vota dhe Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 195 vota. /Gazeta Enigma/

Related Articles