Pas hetimeve disa mujore, sot Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar një aksion të gjerë në disa lokacione, ku ka arrestuar 21 persona të dyshuar, raporton Gazeta “Enigma”.
Aksioni është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa lokacione tjera në komuna të ndryshme të vendit.
Këta janë emrat e të gjithë personave të arrestuar ku dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve.
Kumrije Maxharraj 1969
Gzim Morina 1982
Halil Krasniqi 1982
Fuat Morina 1976
Blerim Mulliqi 1985
Bejtullah Pira 1965
Enver Ibishi 1971
Kujtim Zariqi 1976
Arsim Qela 1963
Habibe Dauti 1970
Musa Nikovazi 1957
Luzlim Hajdaraj 1981
Daut Kabashi 1960
Valentina Kabashi 1986
Afrim Abazi 1973
Sali Kelmendi 1982
Granit Avdyli 1985
Valon Hoti 1979
Kastriot Berisha 1979
Flamur Zeqiri 1968
Bekim Shala 1977
Personat e arrestuar mbajnë pozita të ndryshme në kuadër të AZhB-së, zyrtar nëpër komuna, persona përgjegjës në kuadër të kompanive certifikuese dhe përfitues të subvencioneve, shkruan Indeksonline.
Nga veprimet hetimore është arritur të dëshmohet mënyra e veprimit dhe organizimit të personave zyrtarë në AZhB.