Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’ në Pejë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa tjetri ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se të dyshuarit janë babë e bir, Henri dhe David Deda.
Sipas informacioneve, Davidi ka rënë në prangat e Policisë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa babai i tij, Henri, është arratisur.
Sinjali mëson se viktimat që mbetën të plagosur janë të moshës 26-vjeçare, teksa si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.
Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.