Këta janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit

Këta janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga përditësimin i fundit i bërë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, del se Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga legjislatura e kaluar, Abelard Tahiri është një nga kandidatët që nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për deputet. Një emër tjetër është edhe ai i Eliza Hoxhës, e cila ka marrë 14,178 vota.

Me vetëm 18 mijë e 602 vota, as kandidati Rashit Qalaj nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re. Emra të tjerë që mbetën jashtë janë Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Kosovare Murseli dhe Xhevahir Geci.

Në këtë legjislaturë të dhjetë, kësaj partie i janë shtuar deputetë të rinj, Arian Tahiri, Arben Mustafa, Eman Rrahmani, Xhavit Haliti e Besa Kabashi-Ramaj.

Votat me kusht ishin ato që bënë ndryshimin te kjo parti. Deputeti tashmë, Bekim Haxhiu ishte i fundit në listën e kësaj partie që arriti të siguronte ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dalë të jetë e dyta, aktualisht me 20.43% apo 189,632 vota.

Related Articles