Në Kosovë ka emra karakteristikë, por janë disa emra të zakonshëm që dominojnë për një kohë relativisht të gjatë.
Në dhjetor të vitit 2017, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë”. Të dhënat në këtë publikim ishin paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011.
Së paku deri në vitin 2018, emri më i zakonshëm nga gjinia femërore në vend ishte emri Fatime. Gjithsej 8 626 persona e kishin këtë emër.
Ndërsa te meshkujt, emri më i shpeshtë dilte emri Bajram.
Sa i përket mbiemrave, Krasniqi rezultonte mbiemri më i shpeshtë në Kosovë me më shumë se 58 199 persona që e mbanin këtë mbiemër.
Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja. /Gazeta Enigma/