Këta janë donatorët e Vetëvendosjes në tre muajt e fundit, dhuruan mbi 32 mijë Euro

Këta janë donatorët e Vetëvendosjes në tre muajt e fundit, dhuruan mbi 32 mijë Euro

Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e parë të këtij viti ka pranuar donacion 32 mijë e 100 euro. 

Këto të dhëna Vetëvendosje i ka dhënë në një raport të shpenzimeve janar -mars, të cilat janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Donancioni më i madh sipas këtij deklarimi është 5 mijë euro dhe është dhënë nga Kola Pashki. Edhe Rexhep Hysen Zeka ka kontribuauar për Vetëvendosjen me po të njëjtën shumë.

Një donacion tjetër prej 3 mijë e 420 është bërë nga “Pays LV”.

Edhe “Royal Beverage LLC” i ka dhuruar tre mijë euro për partinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Extra Friut SHPK”  i ka dhuruar për Vetëvendosjen 2 mijë e 500 euro.

“Best Beton” i ka dhënë 2 mijë euro.

2 mijë euro të tjera i ka dhënë edhe Ibrahim Mitatt Morina.

Doancionet e tjera janë më të vogla.

Prej figurave të njohura të partisë del se donacion për partinë kanë dhënë vetëm Avni Dehari, dy herë nga 165 euro  dhe Besnik Bislimi i cili i ka dhuaruar 300 euro.

Donacioni më i vogël  i regjistruar është dhjetë euro.

Related Articles