Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë.
Policia konfirmon se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtenat e armë zjarri, ndërsa Insajderi mëson se katër të tjerë janë rrahur.
Mësohet se njeri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi (1991).
Po ashtu personi tjetër i plafosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).
Përleshja mes dy familjeve, siç meson Insajderi ka ardhur për shkak të një prone.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.