Këta janë dy të rinjtë që dyshohet se therën me thika dy persona në Matiqan

Këta janë dy të rinjtë që dyshohet se therën me thika dy persona në Matiqan

Sot rreth orës 17:50 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Matiqan, ka ndodhur një përleshje me disa të rinjve, ku përpos grushteve është përdorur edhe thika. Si pasojë e rrahjes dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit është hasur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është arratisur që aty. Bëhet fjalë për 20-vjeçarinDrilon Hasimi, i cili u shoqërua në stacion policor. Gjatë dhënies së deklaratës së tij, Hasimi para hetuesve ka bërë të ditur se në ngjarje është i përfshirë edhe 22-vjeçariArdian Tovërlani, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dy thika, të cilat dyshohet se u përdorën nga Hasimi dhe Tovërlani gjatë kryerjes së veprës.

Ndërkohë dy personat që u lënduan, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdojnë trajtimin mjekësor pas plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, teksa Ardian Tovërlani është shpallur në kërkim policor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles