Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar dhe votuar emrat e propozuar e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pas kësaj mbledhje, LDK ka bërë publike 110 kandidatët që do të pjesë e listës.
Pjesë e saj janë edhe disa nga kryetarët e komunave që aktualisht udhëhiqen nga LDK-ja si: Imri Ahmeti i Lipjanit, Gazmend Muhaxheri i Pejës e Xhafer Gashi i Obiliqit.
Aty nuk figuron edhe emri i Agim Veliut, i cili për shumë dekada ishte një ndër figurat kryesore të kësaj partie në Llap.
Në listën e LDK-së janë edhe pesë emrat nga diaspora.
Këta janë kandidatët e Lidhjes Demokratike për zgjedhjet qendrore: