Janë numëruar pothuajse 99% të votave për kandidatët për deputetë.
Sipas përditësimit të fundit nga KQZ, në PDK prin Bedri Hamza me 153,326 vota.
Arian Tahiri renditet i dyti me 67,333 vota. Përparim Gruda është në top treshe me 61,784 vota.
Më pas radhiten Uran Ismaili, Sala Jashari e Vlora Çitaku.



