Procesi i numërimit për kandidatët për Kuvendin Komunal në Deçan, ka përfunduar.
Në këtë komunë, AAK u rendit e para për nga votat për asamblistë, me 51.47%, e ndjekur nga LDK me 26.24 përqind.
Kandidatët më të votuar nga LDK janë Hyri Dobrunaj me 3,753 vota, i ndjekur nga Vatan Istrefaj me 531 vota.
Ndriqim Çekaj ka marrë 419 vota, ndërsa Ardian Binakaj 366 vota.
Sylë Balaj ka marrë 321 vota.
Numrat e votave të asamblistëve të tjerë mund ti gjeni KËTU. /Gazeta Enigma