Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga Qendrat Komunale të Votimit, ku në Komunën e Gjilani janë numëruar mbi 50% e votave, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë Komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, ka dalë e dyta me rreth 34.12% të votave, për kandidatin e tyre, Arbër Ismajli.
Në votat për asamble, me mbi 50% të votave të numëruara, nga ky subjet politik, bartësi i listës, Arbër Ismajli numëron 5,794 vota.
Pas tij renditet Gentrit Murseli me 309 vota, Fatos Ramadani me 301 vota, Artan Cani me 282 vota, Sami Ahmeti me 258 vota, dhe Florina Jerliu me 258 vota poashtu.