Këta janë pesë të dyshuarit që u kapen duke luajtur bixhoz një lokal në Malishevë, sekuestrohen aparate dhe para

Këta janë pesë të dyshuarit që u kapen duke luajtur bixhoz një lokal në Malishevë, sekuestrohen aparate dhe para

Policia ka ndërhyrë në një lokal në Malishevë, ku dyshohet se zhvilloheshin lojëra të paligjshme të fatit, duke arrestuar pesë persona dhe duke sekuestruar aparate bixhozi dhe para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 21:00, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, pas një informate të siguruar përmes burimeve inteligjente, njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Malishevë, e asistuar nga patrulla policore dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar, ka ndërmarrë aksion në lokacionin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në lokal, policia ka hasur në flagrancë pesë persona duke luajtur bixhoz. Sipas Sinjalit, të dyshuarit janë identifikuar si:

Enis Bajraktari, rreth 25-vjeçar

Nuredin Hasanaj, rreth 31-vjeçar

Zymer Pantina, rreth 32-vjeçar

Jeton Morina, rreth 44-vjeçar

Ardian Balaj, rreth 33-vjeçar

Brenda lokalit janë gjetur edhe pesë aparate të lojërave të fatit, konkretisht:

2 aparate të llojit Kajot,

2 aparate Apex,

1 aparat Merkur.

Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të gatshme, ndërsa aparatet e bixhozit për momentin janë lënë në lokal dhe pritet që gjatë ditës së nesërme të dorëzohen tek njësitë kompetente.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të pesë të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Related Articles