Këta janë të arrestuarit gjatë aksionit ku u kap droga e 10 mijë eurove në Bardhosh

Antidroga ka zhvilluar një aksion të shtunën në mbrëmje, që rezultoi me arrestimin e pesë personave të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës, që kap vlerën e rreth 10 mijë eurove. Operacioni policor u zhvillua në fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe dy nga të dyshuarit që u kapën tashmë ndodhen në ndalim.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u dërguan në mbajtje janë Fisnik Bekteshi dhe Adnan Podvorica.

Gjatë realizimit të aksionit të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë e municion, si dhe para të gatshme.

Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse ne veturen e tij BMW X6, janë gjet (435) euro para të gatshme.

 Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet:  një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.

Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.

Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë.“, ka njoftuar Policia.

Related Articles