Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme në lagjën Arbëria në Prishtinë, ku një polic ka mbetur i plagosur dhe një i dyshuar i vrarë.
Mësohet se Policia ka arrestuar në këtë aksion Bujar Bashën dhe Leotrim Cakollin, ndërsa në arrati është Korab Gashi, njofton IndeksOnline.
Gjatë këtij aksioni raportohet se ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit e dyshuar, ndërsa një polic është plagosur në këmbë.