Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.
Nga 2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 289, apo 50,41 për qind.
Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës disa kandidatëve iu kanë shtuar votat, raporton Insajderi.
I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Paris Guri.
Atij i janë shtuar 378 vota. Pas tij vjen, Ukë Rugova me + 205 vota si dhe Armend Zemaj me +127.
Për Paris Gurin ditë më parë reagoi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili aludoi se votat ia kanë tjetërsuar ‘të vjetërit’ e kësaj partie.
