Këta janë tre zyrtarët e policisë të kidnapuar nga Serbia

Tre policë kosovarë janë janë kidnapuar sot nga Polica serbe në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.

Zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviqit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Related Articles