Këta janë vëllai i deputetit të LVV-së dhe dy shokët e tij që dyshohen për sulmin ndaj policit në Vushtrri

Këta janë vëllai i deputetit të LVV-së dhe dy shokët e tij që dyshohen për sulmin ndaj policit në Vushtrri

Mesnatën e së martës në qytetin e Vushtrrisë disa zyrtarë policorë janë përballur me një sulm fizik nga tre qytetarë, të cilët nuk iu binden urdhrave për t’i paraqitur dokumentet e tyre identifikuese.

Njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht një nga policët dhe të njëjtit i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë:

  • Berat Gjyshinca 26-vjeçar
  • Albi Mavriqi 26-vjeçar
  • Mentor Zeqiri 27-vjeçar

lbi Mavriqi [majtas], Mentor Zeqiri [mes] dhe Berat Gjyshinca [djathtas]26-vjeçari, Berat Gjyshinca, dyshohet të jetë personi i cili ka sulmuar zyrtarin policor që përfundoi në spital.

Ky i fundit, pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ka pësuar frakturë në gisht.

Sipas informacioneve të para, Gjyshinca është vëllai i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.Sinjali që nga paraditja ka tentuar që të marrë një prononcim nga deputeti Gjyshinca, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat e redaksisë.

Ai bashkë me dy të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles