Një finale mes Spanjës dhe Anglisë solli emocione të ndryshme, nga gëzimet në nervozizëm, lumturi e zhgënjim.
Këto emocione i patën edhe Princi William i Uellsit dhe djali i tij, George.
Anglia i gëzoi kur shënoi gol, por Spanja u tregua dinake duke siguruar trofeun e Kampionatit Evropian.
Por, Princi Williams, menjëherë pas ndeshjes, shkroi një mesazh motivues në X, për kombëtaren angleze.
“Këtë herë thjesht nuk ishte e shkruar. Gjithsesi ne jemi ende shumë krenarë për ju”, shkroi Princi Williams.
This time it just wasn’t meant to be. We’re all still so proud of you. Onwards @England. W— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) July 14, 2024