Ka përfunduar thuajse i gjithë numërimi i votave në Dragash. Atje tash janë numëruar 98.25 % të votave në 56 prej 57 vendvotime.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Bexhet Xheladini nga LDK-ja kryeson me 5 mijë e 324 vota apo me 44.19% e voave, Shaban Shabani nga PDK-ja me 3.443 vota, apo me 28.58% të votave, kurse Filiz Mustafa nga VV-ja me 1.986 vota, apo me 16.49%.