Këto ishin temat të cilat u diskutuan në takimin Konjufca-Begaj

Këto ishin temat të cilat u diskutuan në takimin Konjufca-Begaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, si dhe këshilltarët ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president të Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore, mes tjerash, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës.

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare.

Related Articles