Këto janë detajet nga tërmeti i mbrëmshëm që dridhi Prizrenin

Këto janë detajet nga tërmeti i mbrëmshëm që dridhi Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit mbrëmë në orët e vona kanë ndjerë një lëkundje të fortë të tokës, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 4 ballë të Rihterit.

Sizmologu Shemsi Mustafa dha detajet për këtë tërmet, i cili u regjistrua në zonën Prizren-Kukës, konkretisht në fshatin Vërmicë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës-ME dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 12/12/2024 n’ora 01:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me intensitet V ballë të Merkt”, ka shkruar sizmologu Mustafa.

Thellësia hipoqendrore e tërmetit ishte 5 kilometra.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shtoi tutje Mustafa. /Gazeta Enigma

Related Articles