Këto janë dhjetë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Këto janë dhjetë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,288.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 1,958 raste aktive, e pasuar nga Peja me 711 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 708 të tilla, ndërsa Prizreni radhitet e katërta me 696.

Pasojnë, Mitrovica 588, Ferizaj 568, Lipjani 516, Fushë Kosova 477, Gjakova 460 e Podujeva 361, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.668 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,438 persona./kp/

Related Articles