Këto janë dy vendimet e VAR-it që dëmtuan Man City

Këto janë dy vendimet e VAR-it që dëmtuan Man City

Dy vendime të mëdha të VAR-it shkuan kundër liderit të Ligës Premier, Manchester Cityt, pasi u barazuan 1-1 ndaj Southampton të shtunën mbrëma.

Ecuria fituese e Cityt në Ligën Premier përfundoi më në fund pas 12 fitoreve radhazi, me Southampton që arriti të ndalte skuadrën e Pep Guardiolës në St Mary’s.

Kyle Walker-Peters kaloi Southamptonin në avantazh 1-0 me një gol të mirë pas vetëm shtatë minutash, përpara se Aymeric Laporte të barazonte 1-1 me një goditje me kokë për Cityn pas pushimit mes dy pjesëve.

City shtyu fort për një gol të fitores dhe mendoi se kishte fituar një penallti kur Kevin De Bruyne u rrëzua në buzë të zonës së rreptësisë nga dyshja Oriol Romeu dhe Mohammed Salisu.

Megjithatë, pas një rishikimi të gjatë të VAR-it, ndërhyrja e lojtarëve u gjykua se kishte ndodhur pikërisht jashtë zonës nuk u dha penallti, por as faull.

Momenti i ndërhyrjes në De Bruyne

Disa minuta më vonë, mesfushori i Southamptonit, Stuart Armstrong shpëtoi fatmirësisht me vetëm një karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër me taka mbi gjurin e Laportes.

Goditja e Armstrong ishte gjithashtu subjekt i një rishikimi tjetër të gjatë të VAR-it, por gjyqtari Simon Hooper u udhëzua të qëndronte në vendimin e tij origjinal me ndëshkim me karton të verdhë.

Këto dy vendime kanë zhgënjyer tifozët e Cityt, por edhe ata neutral të cilët kanë mbetur të befasuar me këto dy vendime kontroverse të VAR-it.

Related Articles