Kombëtarja e Portugalisë u eliminua nga ajo e Belgjikës në fazën e parë të eliminimit direkt të Kampionatit Evropian 2020.
Cristiano Ronaldo në këtë takim luajti nga minuta e parë, por edhe pse dha maksimumin nuk arriti të kualifikojë në çerekfinale ekipin e tij.
Sipas CR7 belgët ishin me fat kundër portugezët, se paku kështu i tha portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, pas ndeshjes.
“Kishit fat. (Topi) Nuk donte të futej. Paç fat!”, zbulon UEFA fjalët e yllit të Juventusit në faqen e saj.
Në EURO 2020 Ronaldo ka shënuar pesë gola, aktualisht më shumë se çdo lojtar tjetër. /Telegrafi/