Këto janë miqësoret e Llapit në Ohër

Këto janë miqësoret e Llapit në Ohër

Skuadra e Llapit, fituese e Kupës së Kosovës është zhvendosur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për t’u përgatitur për garat ndërkombëtare në Conference League ku do të ndeshet me Buduçnostin e Malit të Zi.

Llapi tashmë ka zbuluar edhe agjendën e përgatitjeve në Ohër ku do t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore.

“Këto janë katër ndeshjet kontrolluese që do t’i zhvillojmë gjatë fazës përgatitore në Ohër.

Sot e nisim ciklin e ndeshjeve kontrolluese ndaj kampionit të Superligës, Ballkanit, ndeshje e cila do luhet nga ora 18:00.

Ndeshjet tjera:

Më 24.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – SC Gjilani)

Më 26.06.2022 – ora 18:00 (Makedonija GP – KF Llapi)

Më 28.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – KF Laçi)”, ka shkruar Llapi.

Related Articles