Për ditën e sotme janë paralajmëruar të zhvillohen disa ngjarje.
Ky është njoftimi i plotë për të gjitha aktivitetet.
– Fillon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-COVID. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 8:00)
– Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mbajnë takim njoftues me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal rishqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
– Germin organizon tryezën me temën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës online. (Platfoma Zoom, ora 10:00)
– Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo’s Groëth” e financuar nga BE-ja, organizojnë eventin B2B me takime ndërmjet bizneseve ndërsektoriale. (Parku Inovativ dhe i Trajnimeve në Prizren, ora 11:00)
– Myftiu NaimTërnava do të japë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)
– Shoqata e Gastronomëve organizon aksion për ndihmë familjeve në nevojë, me rastin e festës së Bajramit. (Nisja nga vendi i quajtur “Te Zalli”, afër Stacionit të Trenit, ora 11:00)
– Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ora 12:00)
– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të marrin pjesë në prezantimin e punimeve të projektit “Hartimi i projektit të Regjenerimit të brigjeve të lumit Lumbardhi”. (Mes Urës së Arastës dhe Urës së Gurit në Kej, ora 12:00)
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)