Këto janë ngjarjet për ditën e sotme, 18.08.2021.
10:00
Save the Children bën lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të COVID. Merr pjesë Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së. Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO në SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, Prishtinë,
10:00
Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës)
10:00
Federata e Pingpongut të Kosovës organizon seminarin për trajner ITTF Level I me ekspertin Aleksey Yefremov. (Salla e pingpongut, Pallati i Rinisë)
11:00
Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për medie. Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO në Zyret qendrore të NPB-së.
11:00
Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, Shoqata e Streetballit mban konferencë për medie. (Hotel “Swiss Diamond”). Ndërsa ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
14:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku mban konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
17:00
Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët e fshatit Reçanë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Kulturës, Reçanë)