Këto janë pritjet në pikat kufitare

Këto janë pritjet në pikat kufitare

Deri në 3 orë e 20 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Mutivodë, por të cilat nuk janë më shumë se gjysmë ore.

Po ashtu, pritje deri në 20 minuta ka edhe në pikat kufitare në Muçibabë dhe në Jarinjë, kurse te Dheu i Bardhë ato janë nga gjysmë ore deri në 40 minuta.

Nëpër pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 10 minuta.

Related Articles