Këto janë temperaturat për ditën e sotme

Këto janë temperaturat për ditën e sotme

Rritje e temperaturave dhe mot kryesisht me diell pritet në ditët e para të javës.

Të mërkurën priten edhe reshje të dobëta shiu.

Në pjesën e dytë të javës sërish ftohje e motit, parashikon “Prishtina Weather”.

Ditëve të para të javës fusha të fuqishme anticiklonike kalojnë mbi rajon, që edhe favorizojnë mot kryesisht me kthjelime e diell, e rrymat e ngrohta ajrore fillojnë të depërtojnë që rrisin temperaturat më përreth vlerave mesatare.

Të mërkurën më pas do të ketë shtim të vransira, e deri në mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu.  Nga dita e enjte do të ketë edhe vransira, por edhe intervale me diell, e temperaturat pësojnë sërish rënie.

Mot më stabil paraqitet në ditët e para të javës, që mbanë ndotësit më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e në këto raste indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe shumë të dobëta.  Të mërkurën mund të ketë qarkullim më të mirë, e ndotësit të shpërndahen, e cilësia e ajrit të jetë në vlera të pranueshme.

Related Articles