Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.
IHK njofton se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.