Këto janë tri qytetet ku ka më së shumti përdorues të drogave në Kosovë

Këto janë tri qytetet ku ka më së shumti përdorues të drogave në Kosovë

Pavarësisht aksioneve të shumta policore të cilat janë zhvilluar së fundi në kuadër të ndalimit të drogave, shqetësuese është përdorimi i tyre kudo në vend.

Në muajt e fundit të vitit të kaluar, por edhe në këtë tre mujorësh Policia e Kosovës konfiskoi narkotikë të shumtë, në mesin e tyre edhe të llojit Kokainë dhe Heroinë, apo dy nga llojet e drogave me rrezikshmëri shumë të lartë.

Por përdoruesit e drogave në vend janë në të lartë, madje shqetësues.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar Qendrën Mediko-Psikotepeutikre “Labirint”, nga ku është theksuar se nga të dhënat të cilat ata posedojnë në Kosovë janë rreth 35 mijë përdorues të drogave të ndryshme.

9 mijë nga këta përdorues janë të varur nga lloje të shumta të drogës.

“Në bazë të punës sonë në teren dhe databazës sonë, mendojmë se në Kosovë janë rreth 30,000 deri në 35,000 përdorues të drogave të ndryshme, prej tyre rreth 8000-9000 përdorues të varur”, u tha në përgjigjen e Labirint.

Sipas të njëjtës qendër, që nga paslufta ka patur në vazhdimësi rritje të numrit të përdoruesve të drogave.

E qytetet me më së shumti përdorues të drogave janë: Prishtina, Prizreni dhe Gjilani.

“Në vazhdimësi prej nga paslufta numri i përdoruesve të drogave çdo vit është rritur, ndërsa sa i përket qytetit të Gjilanit në bazë të databazës është qyteti i tretë me numrin e përdoruesve, pas Prishtinës dhe Prizrenit”, tha Muharrem Ademi.

Në kuadër të informacioneve nga “Labirint” u theksua se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të përdoruesve të drogave.

E sa i përket shërbimeve të cilat iu ofrohen përdoruesve të drogave në kuadër të mjekimit që iu duhet nga “Labirint” kanë theksuar se ata ofrojnë shërbime për këtë kategori kryesisht në tri qendra, Prizren, Prishtinë dhe Gjilan.

“Kryesisht merremi ne si Labirint, në tri qendra, Prishtinë, Prizren dhe Gjilan por gjithashtu edhe në spitalet regjionale ku ofrohen shërbime në repartet psikiatrike”, u theksua tutje.

Kurse sa i përket qasjes së institucioneve publike në këtë problematik mjaftë shqetësuese në vend dhe se sa ata kanë ofruar ndihmë për trajtimin e këtyre rasteve nga Labirint u tha se ka projekte të vogla nga komunat e ndryshme, por nuk ka ndonjë program parandalues afatgjatë.

“Ndërsa sa i përket institucioneve publike ka projekte të vogla nga komunat e ndryshme, mirëpo nuk ka ndonjë program parandalues afatgjatë apo ndonjë projekt mbi trajtimin e përdoruesve të drogave”, tha ai.

Ndryshe antidroga në kuadër të Policisë së Kosovës ishte njëra nga njësitë më të aktivizuara gjatë këtij viti në kuadër të PK-së.

Aksione të shumta të realizuara nga kjo njësi quan deri në konfiskimin e drogave të rrezikshme, ku vlera e tyre shkonte deri në 1 milion euro.

Related Articles