Këto janë tri vajzat qe u therën për vdekje në Angli

Këto janë tri vajzat qe u therën për vdekje në Angli

Policia e Merseyside sapo ka lëshuar një deklaratë, duke publikar fotografitë dhe emrat e tri vajzave të therura për vdekje në sulmin e djeshëm në Southport.

Ato janë Bebe King, Elsie Dot Stancombe, dhe Alice Dasilva Aguiar.

Familjet e tyre po përkrahen nga oficerë specialistë, dhe kanë kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë.

Spitali i fëmijëve “Alder Hey” në Liverpool ka bërë të ditur se dy të rritur të tjerë që u lënduan nga sulmi e që janë duke u trajtuar aty, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryeministri Keir Starmer vizitoi Southportin për të nderuar viktimat dhe familjet e tyre që po përjetojnë “dhimbje dhe pikëllim të papërpunuar që shumica prej nesh nuk mund ta imagjinojnë”.

Ai falënderoi gjithashtu punonjësit e shërbimit të urgjencës, duke shtrënguar duart e zjarrfikësve dhe stafit të ambulancës gjatë një vizite në një komisariat.

Nga ky sulm mbetën të lënduar tetë persona.

Related Articles