Këto janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Këto janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Nëse vuani nga diabeti ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri jeni informuar se shumë ushqime dhe pije mund të jenë armiq të shëndetit.

Ngrënia e shumë sheqernave të përpunuar mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja këto dëmtojnë rëndë veshkat, sytë, nervat dhe zemrën.

Studimet rekomandojnë që diabetikët duhet të konsumojnë ushqime, që ulin tensionin e gjakut dhe të mbajnë një peshë të mirë trupore. Për më tepër, diabetikët duhet të tregojnë kujdes me ushqimin. Ushqimet e rekomanduara për diabetikët janë ato të pasura me kalium, kalçium, fibër, magnez, fibër, vitamina A, C dhe E.

Ushqimet më të mira për diabetikët

Salmoni

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, inflamacionit dhe tensionit të lartë të gjakut.

Mjekët rekomandojnë të paktën dy racione me peshk të pasur me omega-3 në javë.

Arrat

Arrorët janë të pasur me proteinë, fibër dhe magnez. Një grusht me arra, fara lini ose arrorë të tjerë në ditë, mund të mbajë sheqerin në gjak në nivele të qëndrueshme.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A dhe fibër. Ndikimi i tyre në nivelin e sheqerit në gjak është më i butë se ai i patateve të tjera.

Mëngjesi

Për diabetikët dhe jo vetëm, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ata që hanë mëngjes kanë nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Falë këtyre niveleve, njeriu ka më pak neps dhe më pak gjasa për ta tepruar me ushqimin.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ndihmon në mbajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Xhenxhefili ndërhyn në metabolizimin e këtyre barnave.

Kanella

Njerëzit që konsumojnë kanellë rregullisht, kanë një nivel më të ulët të sheqerit në gjak. Kanellën mund ta konsumoni me kos, qumësht, tërshërë e të tjerë.

Ushqimet më të këqija për diabetin

Kripa

Diabetikët nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1,500 mg kripë në ditë. Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që diabetikët të tregohen dorështrënguar me kripën dhe të hanë ushqime të freskëta e të papërpunuara.

Të ëmblat dhe lëngjet e frutave

Reçelrat, kompostot, lëngjet e frutave dhe ëmbëlsirat industriale janë të mbushura me sheqerna, karbohidrate dhe kalori. Të treja këto e rrisin jashtëzakonisht shumë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj duhen shmangur medoemos.

Alkoli

Alkoli ka një ndikim të fortë në nivelin e sheqerit në gjak. 

Related Articles