Sizmologët mendojnë se Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë, ndërkaq me rrezik më të lartë janë tri zona.
Kurse, thonë se ndërtimet duhet të jenë sipas standardeve dhe të bëhen me planifikim.
“Kosova gjeografikisht është në zonën e kontaktit të dy pllakave të mëdha tektonike, në njërën anë të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të saj. Për këto arsye, vendet në zonën mesdhetare i përkasin vendeve me rrezik të lartë sizmik duke përfshirë edhe zonat përreth”, ka thënë Shemsi Mustafa, drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës.
Kurse, ka treguar se cilat janë zonat me rrezik më të lartë nga tërmetet dhe ato me rrezik më të ulët.
“Zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë; zona sizmogjene Pejë-Istog, ZS Ferizaj-Viti-Gjilan, ZS Kopavnik, ZS Prizren-Gjakovë, këto janë zona që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.5 shkallë të richterit, kurse zonat me rrezik më të ulët, ZS Drenicë, ZS Prishtinë-Mitrovicë, këto janë zonat që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.1 shkallë të richterit”, është shprehur ai për FrontOnline.