Vedat Muriqi është duke debutuar sonte me fanellën e Mallorcas.
Sulmuesi ka startuar nga minuta e parë në takimin ndaj Vallecanos, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit.
Reprezentuesi kosovar është përfshirë në formacionin bazë për ndeshjen e Kupës së Mbretit, atje ku Mallorca është mysafire e Rayo Vallecanos.
Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin 1-0, në të mirë të Vallecanos, me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 44’të.