2021-shi nuk po shkon në mënyrën më të mirë për Kevin De Bruyne, raporton Gazeta “Enigma”.
Mes dëmtimeve serioze dhe dështimit për të fituar Champions Leaguen me Manchester Cityn (humbi finalen me Chelsean) erdhi edhe eliminimi në çerekfinale të “Euro 2020”, përballë Italisë.
Për De Bruyne nuk ishte një Evropian i qet, pasi e nisi garën i dëmtuar, derisa para sfidës me Italinë ishte gjithashtu në dështim, shkaku i dëmtimit që pësoi ditë më parë.
Në fakt, De Bruyne konfirmon se nuk ishte gati për këtë ndeshje, por sakrifikoi veten për të arritur diçka me Belgjikën.
“Ishte një turne i vështirë për ne, patëm kaq shumë lëndime. Luftuam deri në fund, por me këto dëmtime nuk ishte e lehtë”, tha ai.
“Italia ishte më e mirë se ne në pjesën e parë, por në pjesën e dytë krijuam më shumë raste. Mund të kishim shënuar golin e dytë, por nuk ia dolëm. Sot kemi humbur kundër një ekipi të klasit të lartë”.
“Falënderoj stafin mjekësor për punën gjatë katër ditëve të fundit. Kam luajtur me ligament të dëmtuar, nuk ishte e lehtë”.