Skuadra shqiptare nga Tuzi, KF Deçiq është nisur sot drejt Kosovës.
Klubi tuzian do të luajë të enjten ndeshjen e parë në histori të tyre në garat evropiane e ku kundërshtar kanë nënkampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 20:00.
Deçiq në vitin e parë në Superligën e futbollit në Mal të Zi arriti të jetë nënkampion, duke bërë që të luajë këtë edicion në Evropë.
Për Dritën do të jetë hera e parë që merr pjesë në Ligën e sapo formuar të Konferencës. Ndërsa, klubi gjilanas ka eksperiencë pasi në vitet e fundit ka marr pjesë në parakualifikime e kualifikime të Ligës së Kampionëve por edhe të Ligës së Evropës.