Dukagjini i Klinës është duke e zhvilluar merkaton verore të transferimeve në heshtje. “Hithat” kanë siguruar disa nënshkrime në këtë afat kalimtar të verës me disa futbollistë.
Demokracia.com mëson se Dukagjini ka transferuar futbollistin e Kosovës U21, Qendrim Kamerajn.
23-vjeçari i është bashkuar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin zviceran, SC Kriens.
Kameraj para disa vjetësh ishte pjesë e Juventusit në grupmoshat U19 dhe U23. Futbollisti i Lindur në Zvicër ishte pjesë e “Bianconerëve” nga viti 2018 si lojtar i U19, ndërsa një vit më vonë kaloi te grupmosha U23 e gjigantit Italian.
Nga “Zonja e Vjetër” Kameraj i rikthye në Zvicër për t’iu bashkuar më pas Luganos.
Siç mëson portali, Kameraj nuk do të jetë përforcimi i fundit për “Hithat” ngase ata në vijim do të prezantojnë edhe disa përforcime të tjera, emra të njohur në futbollin e Kosovës.